Kurti dhe ambasadorja holandeze bisedojnë për bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë fushë

Kurti dhe ambasadorja holandeze bisedojnë për bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë fushë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, për gjendjen e agrokulturës në vend dhe shprehën se do të kenë bashkëpunim të vazhdueshëm nga dyja palët, njofton Insajderi.

Ata u takuan të martën e 30 marsit, ndërsa shoqërues ishte edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

“Pas kësaj të dy u pajtuan se duhet një qasje e re ndaj prodhimit vendor dhe stimulimit të prodhuesve dhe Kurti shtoi se duhet bashkëpunim i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftimin nga zyra e Kryeministrit.

Gjithashtu nuk mungoi as urimi nga ambasadorja ndaj Kurtit, për përqindjen e lartë të fitores në zgjedhjen nacionale dhe për marrjen e detyrës. Ajo e përgëzoi edhe për shembullin inkurajues ndaj qytetarëve që ishte i pari me marrjen e vaksinës anti-COVID.

Kurti shtoi se sado që kanë pranuar në sasi të vogël, vaksina anti-COVID ka sjellë shpresë në Kosovë.

Lobbezoo po ashtu njoftoi për projektet që Qeveria e Holandës është duke i implementuar në Kosovë për fushën e blegtorisë dhe për prodhimin e qumështit.

Kurti dhe Lobbezoo e shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës. /Insajderi.com