Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë thotë se paratë e taksapaguesve të Kosovës duhet të shpenzohen brenda vendit, njofton Insajderi.
Këtë deklaratë Ambasada Amerikane e lëshoi me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter, derisa foli për organizimet e qeverisë që bëhen jashtë Kosovës.
Në këtë njoftim, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se kundërshton mbledhjet e qeverisë së Kosovës që bëhen jashtë territorit të Kosovës.
Tutje u bë thirrje të ndalet kjo praktikë, si dhe organizimet të bëhen përbrenda territorit të Kosovës, pasi që bizneset këtu janë në vështirësi dhe kanë nevojë që paratë e taksapaguesve të shpenzohen aty.
“Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe i përgëzojmë udhëheqësit institucionalë që po punojnë për të ndaluar këtë praktikë të kotë. Sektori i turizmit është duke çaluar. Nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë”, thuhet në postimin e ambasadës. /Insajderi.com
We have long opposed holding Kosovo government meetings outside of Kosovo and commend institutional leaders who are working to stop this wasteful practice. Kosovo’s hospitality sector is struggling; public servants should spend taxpayer money in Kosovo. pic.twitter.com/pV4LvKFTFA
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 30, 2021