11 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

11 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

11 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, derisa janë regjistruar edhe 304 raste të reja Me COVID-19 nga gjithsej dy mijë e 730 testime të bëra.

Në njoftimin e MSH-së së këtij vendi thuhet se edhe 593 persona kanë rezultuar të shëruar.

Numri i rasteve aktive në këtë vend me COVID-19 janë 31 mijë e 879. /Insajderi.com