Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ata që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të kenë testin negativ për COVID-19, njofton Insajderi.
Këto masa të reja janë marrë ditën e martë, që me rastin e udhëtimeve nga Kosova në këtë shtet, udhëtarët duhet të kenë testin negativ që do e tregojnë para udhëtimit të tyre.
Po ashtu, në këtë njoftim është cekur se kjo vlenë për të gjitha vendet dhe nuk varet prej nga vjen personi.
“Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Insajderi.com