Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, e ka përshëndetur vendimin e kësaj partie për të qëndruar në sallën e Kuvendit kur të bëhet votimi për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, njofton Insajderi.
Në një lidhje direkte në emisionin ‘Info Magazine’, ai ka thënë se ky vendim i LDK-së është i arsyeshëm dhe në interes të vendit.
Sipas tij, Vjosa Osmani është shumë e përgatitur për rolin e presidentes.
“Osmani është një ndër më të përgatiturat prej formatit politik të sotshëm. Është një e mirë që ajo të votohet dhe besoj se ajo me potencialin e vet do t’i përmbahet frymës kushtetuese”, ka thënë ai.
“Nuk kam asnjë dilemë që ajo nuk do ta kryejë punën e saj në mënyrë të shkëlqyeshme”, u shpreh më tej Rexhepi. /Insajderi.com