Maqedoni e Veriut, nuk ka nevojë për masa të reja

Maqedoni e Veriut, nuk ka nevojë për masa të reja

Pas takimit koordinativ të ministrit të Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, me drejtorët e COVID-Qendrave, epidemiologët kanë analizuar se për momentin nuk ka nevojë për masa të reja restriktive.

Kështu u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

“Sipas analizës së epidemiologëve nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja, ngase të njëjtit nuk do të jepnin rezultat ngase jemi një fundin e aktivitetit të virusit respirator, gjegjësisht nga java e gjashtë deri në javën e tetë nga vala e tretë. Kjo sipas epidemiologëve donë të thotë se virusi ka infektim të gjerë në territorin e tërë vendin, por nga ana tjetër ka shtretër të lirë në spitale”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, përcjell Insajderi.

Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive në vendin fqinj gjatë ditëve në vijim do të kenë takim për të diskutuar lidhur me situatën me pandminë. /Insajderi.com