Rreth 90 mijë të infektuar me COVID-19

Rreth 90 mijë të infektuar me COVID-19

89.507 të infektuar me COVID-19, janë regjistruar që nga shpërthimi i pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të martën ka regjistruar 752 infeksione të reja, 665 të shëruar e 14 vdekje.

Numri i personave që kanë humbur betejën me Coronavirusin shkoi në 1.858, ndërsa i atyre që e kaluan virusin famëkeq në 73.983.

Kështu rastet aktive tani janë 13.666.

Prishtina mbetet me më së shumti infeksione, gjatë njëzetekatër orëve të fundit regjistroi edhe 341 infeksione të reja. /Insajderi.com