Mjekët që u vaksinuan kundër COVID-19 u bëjnë apel qytetarëve: Po ndihemi mirë, vaksinohuni

Mjekët që u vaksinuan kundër COVID-19 u bëjnë apel qytetarëve: Po ndihemi mirë, vaksinohuni

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës të mërkurën ka vazhduar vaksinimi i stafit shëndetësor.

Vetëm gjatë së martës në këtë klinikë janë vaksinuar rreth 300 persona nga personeli shëndetësor.

Infektologia Njomza Geca, pas marrjes së kurës kundër Coronavirusit, tha se po ndihet mirë dhe se disa simptoma të lehta, të cilat i konsideron krejt normale.

Gecaj tha se pavarësisht që Covidin e kishte kaluar në nëntor, nuk ka hezituar të vaksinohet. Ajo shumë shkurtë ka folur edhe për situatën në këtë klinikë ku tha se është e mbingarkuar.

Muharrem Krasniqi, anesteziolog në Klinikën Infektive, tha se në fillim ka hezituar të vaksinohet, por pas informatave që ka marrë ka vendosur për t’u vaksinuar.

Kurse, Adriatik Mehmeti, eknik farmaceutik, tha se po ndihet mirë pas vaksinimit.

Mehmeti tha se asnjëherë nuk ka hezituar të vaksinohet, madje ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Edhe Hakif Sylejmani, punëtor i sigurimit në këtë Klinikë, tha se ka shprehur menjëherë dëshirën për t’u vaksinuar, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve që mos të kenë frikë për ta marrë vaksinën./Insajderi.com