Policia e Kosovës është duke zhvilluar operacion lidhur me veprimtari të mashtrimit. Operacioni po zhvillohet në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe të Ferizajt.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë për Insajderi-n se aksioni po realizohet me urdhëresë të gjykatës kompetente, ndërsa pas përfundimit të operacionit do të jepen informacionet shtesë.
“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.
Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, ka thënë Kelani./Insajderi.com