arrestuar të hënën në Izbicë të Skenderajt, nën dysh" />

I arrestuari për krime lufte në Kosovë është shqiptar, dyshohet për masakrën e Izbicës

I arrestuari për krime lufte në Kosovë është shqiptar, dyshohet për masakrën e Izbicës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se personi që është arrestuar të hënën në Izbicë të Skenderajt, nën dyshimin për “Krime lufte kundër popullsisë civile”, është i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Serbisë, përcjell Insajderi.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për medie të prokurorisë, ai dyshohet se ka marrë pjesë në Masakrën e Izbicës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se është ndaluar një (1) person me inicialet M.A., për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka marr pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Masakra e Izbicës është një nga masakrat më të mëdha të luftës në Kosovë. Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skënderajt. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por forcat serbe i zhvarrosën kufomat duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi./Insajderi.com