Zyrtare: Pushimi pranveror në shkolla fillon të hënën

Zyrtare: Pushimi pranveror në shkolla fillon të hënën

Nga e hëna (6 prill) të gjitha shkollat në Kosovë do të jenë në pushim pranveror, i cili do të përfundojë më 12 prill, njofton Insajderi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore.

“Mësimdhënësit dhe udhëheqësit në shkolla do të reflektojnë dhe analizojnë  punën e tyre në periudhën e parë dhe të dytë, ashtu si dhe do të pregatiten për përfundimin sa më të suksesshëm të vitit shkollor”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo tutje ka bërë të ditur se me të gjithë akterët e përfshirë në arsim, ka arritur pajtueshmëri të plotë jo vetëm për këtë pushim, por edhe për zëvendësimin e ditëve të humbura në fillim të vitit shkollor.

“Në takimet e punës shpreha dhe brengat e mia për cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies gjatë këtij viti të vështirë dhe sfidues shkollor, pabarazive që mund të jenë shtuar tek nxënësit dhe arritjes së rezultateve të pritura. Në këtë drejtim, shumë shpejtë do të nxjerrim dhe Vendimin për organizimin e mësimit plotësues dhe shtesë për nxënësit që mund të kenë pasur ngecje, sidomos për filloristët, për çfarë pat mbështetje të plotë nga të gjitha palët”./Insajderi.com

Sot kam nënshkruar Vendimin që pushimi pranveror të realizohet me 6-8 prill, pra përfshirë ditët e pushimit,…

Posted by Arbërie Nagavci on Wednesday, March 31, 2021