Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se deputetja Mimoza Kusari-Lila është ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Vetëvendosje ka bërë të ditur se në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar sot, nga deputetët ajo u votua për të ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Sipas statutit të VV-së, shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit dhe zgjedhjet nga Këshilli i Përgjithshëm.
Kusari-Lila është deputetja që sipas Vetëvendosjes në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për vendin./Insajderi.com