Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, pas publikimit të një fotografie të tyre ku janë parë bashkë në parkun e Gërmisë në Prishtinë, përcjell Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Nushi i ka quajtur “dyshja populliste”.
“Na tradicionalisht e festojmë 1 Majin në Gërmi. Kjo dyshja populliste, paskan zgjedhur me e festu 1 Prillin”, ka shkruar ai.
Të enjten, në media është publikuar një fotografi ku shihet Kurti në parkun e Gërmisë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita dhe vajza, ndërsa Osmani ka qenë e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Prindonin dhe dy vajzat./Insajderi.com