Orlando në takim me Rakiqin: Dështimi në zgjedhjen e presidentit do të ndikonte negativisht te qytetarët

Orlando në takim me Rakiqin: Dështimi në zgjedhjen e presidentit do të ndikonte negativisht te qytetarët

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando gjatë së enjtes ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, përcjell Insajderi.

Në një postim në Twitter, Orlando është shprehur se ka përsëritur thirrjen për të gjitha partitë që të bisedojnë, të jenë konstruktiv dhe të përgjegjshëm në funksion të çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Sipas tij, dështimi do të ndikonte negativisht te të gjithë qytetarët.

“Takim i shkëlqyer me Ministrin Rakiq. E përsërita thirrjen time për të gjitha partitë që të bisedojnë, të jenë konstruktiv dhe të përgjegjshëm në funksion të zgjedhjes së presidentit. Dështimi do të ndikonte negativisht te të gjithë qytetarët e Kosovës. Diskutuam për COVID dhe çështje të ndryshme urgjente mes komuniteteve që duhet të trajtohen nga Qeveria”, ka shkruar Orlando./Insajderi.com