12 të vdekur dhe 975 raste me COVID-19 në Kosovë

12 të vdekur dhe 975 raste me COVID-19 në Kosovë

12 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar 975 raste të reja, përcjell Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar pesë mijë e 10 mostra.

Numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 893 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste. Numri i rasteve aktive është 13.874.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 328 raste, Ferizaj 120 raste, Gjilan 78 raste, Mitrovicë 66 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 42 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 37 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Viti 32 raste, Lipjan 20 raste, Kaçanik 18 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Obiliq 15 raste, Skenderaj 12 raste, Suharekë 12 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Rahovec 8 raste, Kllokot 6 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Shtime 3 raste, Graçanicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Zubin-Potok”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së./Insajderi.com

893 TË SHËRUAR DHE 975 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, April 1, 2021