Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me tri vite e gjashtë muaj burgim të pandehurin XH.J., i cili kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij të mitur, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e gjykatës, të pandehurit po ashtu i është ndaluar ushtrimi i profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë vjet.
Dënimin do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
“Me datë 27.12.2019 rreth orës 07:20 min, në Pejë, pikërisht në kabinetin e shkollës fillore, i pandehuri XH.J fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinet me qëllim që t’i ndihmoj për t’i nxjerr mungesat dhe statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë, shkon në kabinet ku vjen pandehuri, i afrohet të miturës te banka dhe pa pëlqimin e saj e ngacmon, ku e mitura me forcë e shtyn të pandehurin duke e larguar nga vetja dhe me vrap del nga kabineti, shkon në shtëpi dhe njofton familjaret e saj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, i pandehuri është obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej 100 euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Insajderi.com