LSDM, BDI, VMRO filluan procedurën per anulimin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut

LSDM, BDI, VMRO filluan procedurën per anulimin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut

Me 95 vota për dhe 7 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi nevojën për miratimin e ligjit për shtyerjen e regjistrimit dhe me 102 vota për dhe asnjë kundër, ndryshimet e Kodit zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi kërkoi nga kryetarët e komisioneve amë që të caktojnë mbledhje.

Koalicioni opozitar shqiptar  Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar që do ta bllokojnë ligjin përmes amendamenteve, ndërsa para votimit të rendit të ditës kërkoi nga deputetët shqiptarë që të votoj në kundër. /Insajderi.com