Vaksinimi anti-COVID në Gjakovë fillon të premten

Vaksinimi anti-COVID në Gjakovë fillon të premten

Vaksinimi anti-COVID pritet të fillojë në komunën e Gjakovës gjatë së premtes së 2 prillit, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për informim e komunës së Gjakovës duke thënë se vaksinimi fillon nga ora 08:00.

Gjithashtu, është bërë e ditur se vaksinimi do të fillon në Qendrën e Mjekësisë Familjare ‘Çabrati’.

“Përmes këtij emaili, ju njoftojmë se nesër, e premte, 02 prill 2021, në orën 08:00 nis procesi i vaksinimit anti-COVID në komunën e Gjakovës. Vaksinimi nis ne QMF Çabrati”, njoftimi i plotë i komunës. /Insajderi.com