Gjashtë persona hanë humbur jetën nga Coronavirui brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.
Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës thuhet se edhe 349 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë kësaj kohe.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 899 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i pandemisë. /Insajderi.com