Lëvizja Vetëvendosje, ka prezantuar një hulumtim të kësaj partie në të cilën sipas hulumtimit të saj Vetëvendosja do të fitonte zgjedhjet nëse ato mbaheshin të dielën e ardhshme.
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka prezantuar të gjeturat e këtij hulumtimi ku sipas hulumtimit të tyre 20.8% të anketuarve kanë treguar se do të votonin për Vetëvendosjen.
Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtij hulumtim të Lëvizjes Vetëvendosje është e dyta me 18.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 16.4%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta me 11.5%.
Sipas hulumtim të lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit ka një ngritje dhe do të mund të futet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në mandatin e ardhshëm në kuvend nuk do të ketë vend për Nismën për Kosovën.
Në këtë hulumtim 19% e të anketuarave kanë refuzuar të tregojnë se për kënd do të votojnë./Insajderi.com