Ministria e Shëndetësisë anulon tenderin 19 milionësh për spitalin COVID

Ministria e Shëndetësisë anulon tenderin 19 milionësh për spitalin COVID

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tendering në vlerë prej 19 milionë eurosh për adaptimin e ndërtesës së se të Emergjencës në spital COVID.

Tenderi ishte publikuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Anulimi i tenderit është bërë nga udhëheqësi i prokurimit në MSH, Ismet Hyseni, pas kërkesës së departamentit për buxhet dhe financa.

“Duke marrë parasyshë se në buxhetin e miratuar për vitin 2021 nuk është paraparë buxhet për këtë projekt, kërkojmë anulimin e aktivitetit të prokurimit për arsye të mungesës së buxhetit”, thuhet në kërkesën e Jahë Gecajt dhe Kadrije Berisha, shkruan gazeta Shneta.

Tenderi për këtë projekt ishte iniciuar në kohën e ish-ministrit, Armend Zemaj në dhjetor të vitit të kaluar. Zemaj pati deklaruar se spitali do të shërbente me 500 shtretër për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19.

Në nëntor, MSH e ka shpërblyer kompaninë “Alb-Architect” me kontratë në vlerë 380 mijë euro për projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve për spitalin Covid në QKUK./Insajderi.com