Kuvendi i Kosovës ka miratuar 14 komisione parlamentare, njofton Insajderi.
99 deputetë votuan pro, një abstenim dhe asnjë kundër.
Komisionet parlamentare ndahen sipas forcës politike të subjekteve politike.
Ato mbikëqyrin punën e ekzekutivit gjatë tërë legjislaturës.
Pasi u miratuan komisionet u votua edhe për përbërjen e tyre. /Insajderi.com