Kreu vjedhje në një banesë në Ferizaj, dënohet me mbi 3 vjet burgim

Kreu vjedhje në një banesë në Ferizaj, dënohet me mbi 3 vjet burgim

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me tri vjet e katër muaj burgim të pandehurin K.P., pasi i njëjti ka kryer vjedhje në një banesë, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të gjykatës, vjedhja kishte ndodhur më 4 dhjetor të vitit të kaluar.

“I pandehuri K.P. akuzohet se në një ndërtesë kolektive, në vendbanimin e të dëmtuarit I.L, pasi kishte shkuar për të vjedhur duke kontrolluar para hyrjes nën tepi e kishte gjetur çelësin e banesës, hynë brenda dhe atë dy herë në një periudhë kohore të shkurt, ku nga aty kishte përvetësuar njëmijë (1,000) euro para të gatshme, një (1) tablet i markës Samsung, me ngjyrë të bardhë, si dhe një pllakë të metaltë në formë të rrumbullaket në vlerë prej pesë (5) euro, kur i pandehuri kishte hyrë në herën e dytë është zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes nga i dëmtuari dhe me qellim që pasurin e vjedhur ta mbajë, e përdor forcën në atë mënyrë që e sulmon duke e goditur të dëmtuarin me dorë, ku nga kjo goditje i dëmtuari ishte shtyrë me shpinë për muri, dhe në atë moment i pandehuri ka arritur që të largohet nga aty, kurse i dëmtuari vazhdon duke vrapuar pas tij dhe në rrugë jashtë ndërtesës arrin që të njëjtin të ndaloj dhe dorëzoi në polici me ndihmën e vëllait të tij Sh.L. dhe axhën e të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Insajderi.com