Partia Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, njofton Insajderi.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza para mediave ka deklaruar se kjo çështje ka nevojë për një debat më të gjerë për arritjen e një formati substancial.
Sipas tij, reforma zgjedhore është e rëndësishme, mirëpo pandemia është çështje prioritare.
Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, ku ia mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë./Insajderi.com