Lëvizja Vetëvendosje e ka zgjedhur sot Haki Abazin si kryetar të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të përbëhet nga 11 anëtarë, njofton Insajderi.
Përveç Abazit, pjesë përbërëse e komisionit do të jenë edhe Xhavit Haliti, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Avni Dehari, deputeti i ri i kuvendit.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, 11 anëtarë:
Haki Abazi, kryetar, GP – LVV,
Xhavit Haliti, zëvendëskryetar i parë, GP – PDK,
Branislav Nikolić, zëvendëskryetar i dytë, GP- SL,
Avni Dehari, anëtar, GP – LVV,
Dimal Basha, anëtar, GP – LVV,
Gazmend Gjyshinca, anëtar, GP – LVV,
Fitore Pacolli Dalipi, anëtare, GP – LVV,
Ariana Musliu-Shoshi, anëtare, GP – PDK,
Arben Gashi, anëtar, GP – LDK,
Time Kadrijaj, anëtare, GP – AAK./Insajderi.com