Deliu-Kodra thotë se procedimi i Ligjit për Zgjedhje në formë arbitrare, shënon shputën e parë të çizmes diktatoriale

Deliu-Kodra thotë se procedimi i Ligjit për Zgjedhje në formë arbitrare, shënon shputën e parë të çizmes diktatoriale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar në lidhje vendimin e LVV-së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, njofton Insajderi.

Deliu përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se kontrabandimi i Ligjit për Zgjedhje dëshmon mosrespektin e partisë në pushtet për vullnetin e qytetarëve.

Ajo thotë se se nuk janë kundër lehtësirave për votimin e diasporës por sipas saj ky ligj kërkon debat të gjerë publik e politik dhe një konsensus të ndërtuar mbi argumente.

“Procedimi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji në këtë formë arbitrare nga partia në pushtet, shënon shputën e parë të çizmës diktatoriale mbi demokracinë përfaqësuese dhe të drejtën qytetare për përfshirje të drejtpërdrejtë në vendimarrje”, ka shkruar Deliu-Kodra./Insajderi.com