Ish-ministri i LDK-së, Kurtit: Po e shantazhon opozitën përmes votuesit

Ish-ministri i LDK-së, Kurtit: Po e shantazhon opozitën përmes votuesit

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e shantazhon e kërcënon opozitën, përmes votuesve të tij, njofton Insajderi.

Sipas tij, një udhëheqës si Kurti, nuk garanton siguri dhe përparim.

Rrahmani e ka quajtur të paaftë shefin e ekzekutivit për të dialoguar me kundërshtarët politikë.

“Aftësia e munguar për të dialoguar me kundërshtarët politik, ikja nga përgjegjësitë qeverisëse dhe krijimi në vazhdimësi i krizave si mjet veprimi, fatkeqësisht po e dëshmojnë se ndryshimi ndodhi por në drejtimin mbrapa, në opsionin e keq të tij. ‘Mos t’raft me harru’, thotë populli!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tutje u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruhen nga COVID-19.

“Derisa fituesit të zgjedhjeve ti bie ndërmend se ai është përgjegjësi kryesor për ruajtjen e shtetit dhe demokracisë, na duhet të ruhemi edhe me tutje nga Covid 19. Respekto masat e IKSHP sepse s’ka rrugë tjetër”./Insajderi.com