Tahiri: Kemi kërkuar nga Vetëvendosje ta propozojë një kandidat unifikues për President

Tahiri: Kemi kërkuar nga Vetëvendosje ta propozojë një kandidat unifikues për President

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojnë një kandidat për president i cili është unifikues.

“Por nuk ka pasur vullnet për një gjë të tillë”, tha Tahiri gjatë një konference për media.

Ai kërkoi që Vetëvendosje të largojë nga kandidatura e Vjosa Osmanin.

Sipas, Abelard Tahirit, të premten është tentuar të kontrabandohet Ligji për Zgjedhjet.

Kjo nga prizmi i shefit parlamentar të PDK-së është bërë “për ta shantazhuar” opoziten. /Insajderi.com