Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se deputetët duhet të qëndrojnë në sallë gjatë kohës sa votojnë për Presidentin.
“Të votojnë pro apo kundër”, tha Haliti në Klan Kosovën.
Ai iu referua ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, i cili ka kërkuar nga deputetët që të qëndrojnë në sallë gjatë kohës sa zgjidhet Presidenti.
Haliti nuk gjendet në Prishtinë, por tha se seanca mund të vazhdojë edhe të hënën.
Partia e Halitit ka qëndrim të bojkotojë seancën për Presidentin.
“Unë kam emër dhe mendoj sipas gjykimit tim”, tha Haliti. /Insajderi.com