Presidenti Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se vota e tij është fshehtë.
Por, përkundër kësaj, Pacolli është duke marrë pjesë në votim.
“Po e kryej obligimin e deputetit sipas përgjegjësisë edhe për shtetin edhe qytetarët. Vota është e fshehtë. Kam marr pjesë në votim. Kam kryer obligimin tim me shumë përgjegjësi ndaj atyre që më kanë votuar dhe shtetit të Kosovës”, tha Pacolli.
Ai tha se ky proces duhet që të kryet sonte.
“Jam kthyer nga rruga për të qenë në këtë moment të rëndësishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kam votuar dhe kam votuar sipas përgjegjësisë time. Është dashtë të përfundojë sonte procesi i votimit. Kosova e meriton të ketë president dhe besoj se do të ketë”. /Insajderi.com