Abazi: PDK e Lista Serbe janë në sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve

Abazi: PDK e Lista Serbe janë në sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe janë në “sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve të shtetit të dalura nga vota demokratike”.

PDK dhe Lista Serbe, nuk kanë marrë pjesë në votim.

“20 vite peng-marrje dhe punë intensive në kapjen e shtetit dhe kundër sigurimit të funksionalitetit. E qartë se kush respekton vullnetin e qytetarëve dhe kush e pranon verdiktin e sovranit”, tha Abazi në Facebook.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë pasi në rundin e parë ka dështuar dy herë që në kutitë e votimit të jenë 80 vota. /Insajderi.com

 

PDK dhe Lista Srpska janë në sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve të shtetit të dalura…

Posted by Haki Abazi on Saturday, 3 April 2021