Mot i vranët e me reshje shiu dhe bore sot

Mot i vranët e me reshje shiu dhe bore sot

Mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore pritet të mbajë gjatë së dielës së 4 prillit, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Koosovës.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

“Moti nesër, 04.04.2021. Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat do të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstreme. Minimalet ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com