Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve, njofton Insajderi.
Abdixhiku thotë se kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës, prandaj ua uron të gjithëve festën e Pashkëve.
“Kjo kremtë për të gjithë ju shënon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më sublime njerëzore. Kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës, prandaj ua uroj të gjithëve festën e Pashkëve”, ka shkruar ai në telegramin e urimit.
“Këto Pashkë, na gjejnë të gjithëve duke u përballur me pandeminë. Shpresa për një ditë të mirë do të na mbaj gjallë gjithmonë. Le të jetë kjo ditë e ringjalljes së besimit që shpejt do të jemi bashkë në çdo kremtë duke ia shtrirë dorën njëri – tjetrit për ta uruar”. /Insajderi.com