Bordi i Asociacionit të Komunave kundër mbylljes totale

Bordi i Asociacionit të Komunave kundër mbylljes totale

Pas mbledhjes që ka mbajtur ministri i Shëndetësisë, Areben Vitia, me Kryetarët e Komunave të Kosovës për përpilimin e masave të reja anti-Covid, ka ardhur reagimi i Bordit të Asociacioni të Komunave, njofton Insajderi.

Reagimi ka ardhur pasi që është diskutuar për një mbyllje totale në mënyrë që të parandalohet përhpja e infeksionit me Covid-19.

Në reagimin zyrtar të bordit të AKK-së se pavarësisht që kjo trup e mbështet iniciativën për masa të reja anti-Covid,  nga ana tjetër ky bord vlerëson se nuk i përkrah masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra.

“Në këtë takim Bordi vlerësoi se është shumë e rëndësishme që masat kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 të vazhdojnë të zbatohen në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve tanë.

Por, Bordi në anën tjetër vlerëson se nuk i përkrah masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra. Ky vlerësim vjen për arsye se, përkundër qëllimeve të mira shëndetësore, kjo mbyllje do të ndikoj tepër rëndë në sektorë të caktuar të ekonomisë së vendit tonë”.

Tutje ne reagimin e bordit të AKK-së thuhet se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë, të rritet edhe përkrahja me barna esenciale sepse ka ngecje serioze me furnizim. Nuk është mirë të ketë kufizime sepse është koha e të mbjellave, e edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë”./Insajderi.com

 

 

No photo description available.