Kryetari i Aleancws Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka kërkuar nga deputetët që të bëjnë mundur zgjedhjen e presidentit, njofton Insajderi.
Ai ka thënë që do të votoj në seancën e sotshme.
“Edhe reforma zgjedhore janë mollë sherri për zgjedhje të presidentit. Unë shpresoj që deputetët do të jenë të përgjegjshëm dhe do të bëjnë të mundur që të krijohen institucionet e Kosovës. Të filloj qeveria dhe institucionet të punojnë në këtë kohë të vështirë”.
“Unë jam duke e votuar, jam përgjegjës me votën time, vota ime është e fshehtë”, u shprehë Pacolli në “RTV Dukagjini”.
“Edhe me Hotin Veliun dhe Selmanaj është biseduar edhe në kryesi të LDK-së edhe në grupin parlamentare, këta kanë arsyet e veta. Këta i dinë më së mirë arsyet e tyre dhe unë i respektoj arsyet e tyre”, shtoi Pacolli.
“Jam shumë i motivuar sepse festa ka filluar”, u shprehë kryetari i AKR-së në fund
Sot nga ora 17:00 do të zhvillohet vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit./Insajderi.com