Gashi – LVV-së: Ndaleni shantazhin, ose e rikonsiderojmë qëndrimin

Gashi – LVV-së: Ndaleni shantazhin, ose e rikonsiderojmë qëndrimin

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth qëndrimit të partisë së tij pas deklaratave të djeshme të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, se LDK-ja është fajtore nëse vendi shkon në zgjedhje.

Gashi gjatë një prononcimi për media ka thënë se gjuha e LVV-së, shantazhet dhe deklarimet e tyre janë të papranueshme, njofton insajderi.

Tutje, ai ka shtuar se VV-ja duhet t’i tërheq ato qëndrime ndaj LDK-së, t’a përmirësojë gjuhën ose LDK-ja e ri konsideron qëndrimin e vet.

Në fund Gashi është shprehur se mbarësisht nga rrethanat, ne shihemi në seancë dhe i merrni vesh qëndrimet tona./Insajderi.com