Ka përfunduar raundi i parë i votimit për presidentin e republikës së Kosovës, ku në sallë kanë qenë të pranishëm 83 deputetë, njofton Insajderi.
Nga 81 deputetë që kanë votuar, prej tyre vetëm 69 vota kanë qenë pro kandidates Vjosa Osmani, ndërsa për kandidatin tjetër, Nasuf Bejta nuk kishte asnjë votë.
Të pavlefshme kanë qenë 12 vota
Por si pasojë e asaj që në këtë raund të votimit asnjëri kandidat nuk ka arritur të marrë 2/3 o votave, është kaluar në raundin e dytë të votimit.
Kujtojmë se seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, është vazhdimësi i seancës së djeshme e cila u ndërpre pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të vazhduar seanca./Insajderi.com