35 të vdekur e 734 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

35 të vdekur e 734 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

35 njerëz kanë humbur betejën me Coronavirusin dhe 734 raste të reja pozitive janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve e fundit, duke e rënduar edhe më shumë gjendjen pandemike në këtë vend.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë maqedonase, 621 pacientë janë shëruar.

Maqedonia të hënën do të fillojë vaksinimin masiv të popullsisë me vaksinën ruse “Sputnik V”, e cila iu është dhuruar nga Serbia./Insajderi.com