Sekretari i LDK-së pas votimit të Osmanit: Shtetformimi është rrugëtim, jo destinacion

Sekretari i LDK-së pas votimit të Osmanit: Shtetformimi është rrugëtim, jo destinacion

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka uruar qytetarët pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit në krye të Presidencës së shtetit, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se shtet-formimi është rrugëtim e jo destinacion.

“Kosova sot frymon e plotësuar me formimin e të gjitha Institucioneve dhe uroj që të frymoj edhe përgjegjësia institucionale ndaj interesave qytetarë. Ndërtimi institucioneve është detyrë e çdo qytetari, partie po se po.  Mbi të gjitha është Republika jonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, Vjosa Osmani, u zgjedh presidente e Kosovës të dielën e 4 prillit 2021.

Osmani u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit./Insajderi.com