Zemaj reagon pas paralajmërimit për masa të reja

Zemaj reagon pas paralajmërimit për masa të reja

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas paralajmërimit se që nga e marta në Kosovë duhet të ketë mbyllje totale për 12 ditë, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ai është shprehur se praktika e izolimit e para një viti është e pabesueshme që të aplikohet tani.

Sipas tij, vendimmarrja për izolim, qoftë edhe të pjesshëm, pa strategji të vlerësimit dhe harmonizimit të gjithmbarshëm, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

“Praktika e sprovuar para një viti e izolimit te qeverise 50 ditëshe te Kurtit kur shëndetësia vetëm jepte raporte, me mundësi të kufizuara testimi, pak shtretër, pak respiratorë, me pak mjete dhe pajisje mbrojtëse, me resurse humane të limituara, dhe mungesës së gjithëpërfshirjes për frontin e përbashkët, sot është e pabesueshme që të aplikohet e njëjta metodë.

Mbikëqyrja rigoroze e masave është mundësi pozitive për uljen e numrit të infeksionit si dhe rasteve spitalore, por kjo nuk bëhet nga kolltuku e as nga takimet virtuale, por me involvim energjik të të gjitha kapaciteteve nacionale, ekspertët, grupet e interesit, donatorët, qytetarët dhe përkrahjen e parezervë të Qeverisë”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj./Insajderi.com

Menaxhimi i pandemisë me hapje të kontrolluar të jetës sociale dhe ekonomike, kërkon bashkërendim të aktiviteteve të…

Posted by Armend Zemaj on Monday, April 5, 2021