Filipçe: Pas ditës së 14 pacientëve me COVID-19 i’u përkeqësohet gjendja

Filipçe: Pas ditës së 14 pacientëve me COVID-19 i’u përkeqësohet gjendja

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në konferencën e të hënës së 5 prillit, njoftoi për shtyp se janë regjistruar raste ku edhe pas ditës së 14 është përkeqësuar gjendja e pacientëve me COVID-19, njofton Insajderi.

“Për dallim nga vala e kaluar ku në ditën e 14 të shërimit pacienti në të shumtën e rasteve shërohej, tani kemi karakteristikë edhe tek pacientët e rinj, përkeqësim në ditën e 12-13 dhe 14 të shërimit, një formë e rrallë, me përkeqësim të pasqyrës së mushkërive dhe gjakut”, tha Filipçe.

Ai theksoi se tani ka një pasqyrë klinike të sëmundjes më ndryshe nga e kaluara, ku hospitalizimi zgjatë më shumë dhe për dallim nga vala e kaluar e Coronavirusit, tani pacientët po shërohen me ritëm më të ngadalësuar.

Shtoi se prej të hënës, 5 prill, në funksion është edhe salla sportive “Boris Trajkovski”, ku deri tani janë vaksinuar afro 300 persona.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar është 10 000.”. /Insajderi.com