Një person në Malishevë është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij të hënën.
I njëjti ishte dërguar nga familjarët rreth orës 13:00 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë pa shenja jete.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa me trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.
“Datë 05.04.2021 rreth orës 13:00 nga QKMF-Malishevë, Stacioni policor ne Malisheve është informuar se nga familjaret e tij, ishte sjellë viktima e pa shenja jete. I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtëpisë se tij. Patrullat policore, dhe njësia e hetimeve rajonale- Gjakove janë dal ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u marre me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, trupi i pa jetë, dërgohet ne mjekësin ligjore për obduksion”, ka njoftuar Xhurkaj./Insajderi.com