Tahiri i quan eksperiement masat e reja anti-COVID

Tahiri i quan eksperiement masat e reja anti-COVID

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka quajtur “eksperiment” masat e reja anti-COVID, të cilat të hënën i ndërmori Qeveria Kurti.

Tahiri deklaroi se kjo do të bëjë që konsumatorët kosovarë të hapen për vendet fqinje.

Ndërsa, vendimin që dasmat të lejohen me 10 persona e cilësoi si “shakaja e viti”.

“Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë! Eksperimenti ka nisur!”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.com