Erdogan uron Vjosa Osmanin

Erdogan uron Vjosa Osmanin

Pas zgjedhjes në postin e Presidentit, Vjosa Osmani ka pranuar urim publik nga presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, njofton Insajderi.

Këtë e ka kumtuar vetë presidenti turk përmes një postimi në Facebook, duke treguar se ka biseduar me Osmanin përmes telefonit.

“Unë preka qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, e cila është pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës, gjatë krijimit të një qeverie të re dhe proceseve zgjedhore presidenciale”, ka shkruar Erdogan.

Ai tha se marrëdhëniet në mes Kosovës e Turqisë janë vëllazërore.

“Në takimin tonë, unë deklarova se bashkëpunimi shumëplanësh midis vendeve tona kontributi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”.

Presidenti turk, ditë më parë në letrën të cilën ia ka dërguar kryeministrit, Albin Kurti, ka përmendur shqyrtimin e lokacionit të ambasadës së Kosovës në Izrael.

Por, një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe në mesazhin publik ndaj Vjosa Osmanit.

Turqia, kishte kritikuar vendimin e Prishtinës që ambasada e Kosovës të jetë në Jerusalem. /Insajderi.com

Sevgili kardeşim,

Bugün Kosova’nın yeni Cumhurbaşkanı Vjosa Osmani-Sadriu ile bir telefon görüşmesi gerçekleştirerek…

Posted by Recep Tayyip Erdoğan on Monday, 5 April 2021