Baze: Kosova pranoi 1 mijë teste nga Serbia, refuzon vaksinat nga Shqipëria

Baze: Kosova pranoi 1 mijë teste nga Serbia, refuzon vaksinat nga Shqipëria

Gazetari dhe publicisti nga Shqipëria Mero Baze, ka komentuar refuzimin që qeveria e Kosovës i ka bërë vaksinave të ofruar nga qeveria e Shqipërisë për vaksinimin e mësimdhënësve në Kukës, njofton Insajderi.

Baze me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar kohën kur Kosova, nën qeverisjen Kurti, kishte pranuar një mijë teste për COVID-19 dhuratë nga Serbia.

Ndërsa ka theksuar refuzimin që qeveria i bëri vaksinave që i ka ofruar Shqipëria.

“Vitin e kaluar Kosova ka pranuar 1000 teste për COVID, dhuratë nga Serbia. Sivjet nuk pranon vaksina, dhuratë nga Shqipëria. Kështu është kur vijnë “patriotët” në pushtet”, ka shkruar Baze. /Insajderi.com