Vjosa Osmani edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e presidentes së Kosovës, në një ceremoni të mbajtur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.
Në pranimin e detyrës kanë qenë edhe trupat e Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, para të cilës kanë parakaluar presidentja Vjosa Osmani e kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Në ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i amerikan në Kosovë, si dhe bashkëshorti i Osmanit me dy vajzat binjake.
Osmani është zgjedhur presidente të dielën.
Ajo u zgjodh e para e vendit në rundin e tretë me 71 vota për, ndërkohë që 11 vota ishin të pavlefshme./Insajderi.com