Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në oborrin e tij në fshatin Lipovec të Gjakovës, njofton Insajderi.
Kështu bën të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, ku thuhet se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për Obduksion.
“Fsh. Lipovec, Gjakovë, 05.04.2021 -07:00.Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në oborr e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një tjetër hetim i vdekjes në po të njëjtën ditë, ka ndodhur në Malishevë, ku një person është dërguar pa shenja jete në QKMF të Malishevës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe mjekësia ligjore të cilët me urdhër të prokurorit kanë marrë trupin pa jetë për ta dërguar për Obduksion.
“Rr. Imer Krasniqi, Malishevë, 05.04.2021 – 13:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF Malishevë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe mjekësia ligjore të cilët me urdhër të prokurorit kanë marrë trupin pa jetë për ta dërguar për Obduksion”, njoftohet nga PK. /Insajderi.com