Majlinda Kelmendi e ftuara e parë e presidentes Vjosa Osmani

Majlinda Kelmendi e ftuara e parë e presidentes Vjosa Osmani

Mysafirja e parë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ishte kampionia e xhudos, Majlinda Kelmendi, njofton Insajderi.

Me këtë rast, Osmani u shpreh se xhudistët e kanë nderuar shtetin dhe e kanë lartësuar flamurin e Kosovës.

Ajo tha se është kënaqësi ta pres në zyrë dhe të bashkëbisedojnë për të ardhmen.

“Ka qenë e rëndësishme për ne që xhudistët të cilët kanë qenë simbol për Kosovën, t’i pres në zyrën time që të bashkëbisedojmë për të ardhmen. Është e domosdoshme që shteti ynë të qëndrojë pranë tyre. T’i përkrah dhe ta shohim që flamuri ynë të valoj lartë e më lartë nëpërmjet fitoreve duke shpresuar që edhe tash e tutje do të na gëzoni pa masë”, theksoi Osmani.

Ndërkaq, Kelmendi e uroi presidenten Osmanin për postin e ri dhe tha se është kënaqësi dhe privilegj të jetë mysafirja e saj e parë./Insajderi.com