Vuçiq merr vaksinën kineze kundër COVID-19

Vuçiq merr vaksinën kineze kundër COVID-19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën është vaksinuar me vaksinën kineze Sinopharm kundër Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Ai u vaksinua në Rudna Glava dhe ngjarja u transmetua në televizion, në përpjekje për t’i inkurajuar serbët që të vaksinohen.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiq në rrjetin social Instagram, derisa ka falënderuar punonjësit shëndetësorë për kujdesin.

Kur u pyet pse ishte vaksinuar pikërisht sot dhe pse në Rudna Glava, Vuçiq kujtoi se kryeministrja Ana Bernabiq ishte e para që u vaksinua, ndërsa shtoi se po priste që të vaksinoheshin një milion njerëz.

Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca./Insajderi.com