Daçiq: Dialogu nuk varet nga Kurti dhe Osmani – ata presin që Serbia ta njeh Kosovën

Daçiq: Dialogu nuk varet nga Kurti dhe Osmani – ata presin që Serbia ta njeh Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh Daçiq në një intervistë për ‘TV Pink’, ku u deklarua për bisedimet e lëna në gjysmë.

Daçiq thotë se për Kryeministrin e Kosovës, Kurti dhe Presidentin e Kosovës, Osmani, kjo do të thotë që Serbia e njeh Kosovën.

“Çfarë lloj dialogu është ai, nëse ata nuk e njohin marrëveshjen e Brukselit?”, pyeti Daçiq derisa po fliste për çështjen e negociatave. /Insajderi.com